Ekipi shqiptar ka shënuar fitoren e dytë në turneun BetBoom Urbanistic Playlist.
Bad News Eagles tani mbajnë rekord 2-1 të ndeshjeve në turneun BetBoom, pasi mposhtën ekipin Endpoint.
Ndeshja përfundoi me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, ku edhe njëherë shkëlqeu kapiteni skuadrës shqiptare Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci.
Tani pas kësaj fitore, Bad News Eagles janë një ndeshje larg kualifikimit në Play-Off të turneut BetBoom.
Në këtë turne garojnë gjithsej 22 skuadra, për një grup çmimesh prej 300.000 dollarësh.
Ende nuk dihet se cili do të jetë kundërshtari radhës për ekipin shqiptar në këtë turne./telegraf
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, sjellin reagime të zemëruara n...
Konjufca në Stubëll: Bashkë për historinë dhe të ardhmen e v...
Fitore Pacolli: Qeveria Kurti 3 punon për gratë
Macron dënon kufizimet e vizave të SHBA: Janë akte frikësimi...
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...