Ekipi shqiptar Bad News Eagles ka kaluar në finale të turneut TipSport Prague 2022, i cili po mbahet në qytetin Pragë të Çekisë.
Në ndeshjen gjysmëfinale ata e mposhtën ekipin SINNERS, me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa.
Edhe pse e nisën mirë me fitore bindëse në mapin e parë ‘Vertigo’ me rezultat 16-8, të njëjtin veprim nuk arritën ta bëjnë edhe në mapni e dytë ‘Mirage’ ku u mposhtën me rezultat 16-9, shkruan telegrafi.
Në mapin final ‘Inferno’ u zhvillua lojë edhe më interesante, ku pas një raundi agresiv nga rigoN, Bad News Eagles arritën që ta lexojnë lojën e kundërshtarit për ta fituar raundin dhe më pas duke e përfunduar me rezultat 16-12.
Pas kësaj fitore ekipi Bad News Eagles ka kaluar në finale të turneut TipSport Prague ku do të ndeshet me ekipin ECLOT, nesër (e diel) duke filluar nga ora 18:30.
Zelensky: Bisedimet në SHBA synojnë fundin real të luftës në...
Ferrari pranoi se funksionet me prekje janë më të lira se bu...
Robotët po shkojnë drejt luftës, ata po testohen në Ukrainë
Shefi i Pinterest bën thirrje për ndalimin e rrjeteve social...
Pse dhemb shpina gjatë gripit apo ftohjes? Arsyeja do t’ju b...
Humb jetën një grua në Gjakovë, bie nga ura e Moglicës