Ekipi shqiptar Bad News Eagles kanë pësuar humbje ndaj ekipit 1WIN në ndeshjen e tyre të parë të turneut RMR të BLAST Paris Major.
Edhe pse e nisën mirë me një rezultat 5-1, Bad News Eagles pësuan humbje me rezultat 16-6 ndaj ekipit 1WIN.
Kjo ishte ndeshja e parë e Bad News Eagles në turneun BLAST Paris Major RMR.
Me këtë humbje ekip shqiptar mban rekord 0-1 (asnjë fitore, një humbje) dhe e pret kundërshtarin me po të njëjtin rekord.
Ndeshjen e radhës Bad News Eagles do ta luajnë sot, dhe i duhet tri fitore për t’u kualifikuar tutje në BLAST Paris Major.
Turneu BLAST Paris Major ndan çmime në vlerë 1.2 milion dollarë, ku garojnë skuadrat më të mira të botës./telegrafi
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...