Kampioni i Kosovës, Ballkani ka debutuar me barazim në arenën ndërkombëtare.
Në ndeshjen e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja luajti baras me Zalgirisin.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin 1:1.
Të dy golat u shënuan në 45 minutat e parë..
Autori i golit të Ballkanit, Nazmi Gripshi, pas ndeshjes tha se beson në kualifikimin tutje.
“I bëra një dhuratë vetes sepse shënova për ditëlindje. E pashë hapësirën dhe mendova të godisja, pastaj e pashë topin në rrjetës. Shpresën për kualifikim do ta kemi deri në fund. Nuk e merituam barazimin sonte. Në qoftë se luajmë si sonte, mendoj se nuk na mungon asgjë për të kaluar tutje”, u shpreh Gripshi.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas një jave në Lituani./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...