Australia do të luajë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës.
Skuadra e Graham Arnoldit mundi Emiratet e Bashkuara Arabe 2-1 në gjysmëfinalen ndërkontinentale të play-off-it. Gjithçka interesante në këtë ndeshje ndodhi në pjesën e dytë.
Fillimisht në minutën e 53-të rezultatin e hapi Jackson Irvine, i cili shfrytëzoi asistimin e Martin Boyle.
Rivalët, megjithatë, nuk u dorëzuan. Në minutën e 57-të, Caio Canedo, sulmuesi i Emirateve të Bashkuara Arabe, shënoi për barazim.
Goditjen vendimtare në këtë ndeshje, megjithatë, e dhanë australianët. Në minutën e 84-të rezultatin e ndryshoi, Ajdin Hrustić.
Australia fitoi 2-1 dhe do të luajë në finalen e play off-it ndërkontinental. Australia dhe Peruja do të takohen më 13 qershor.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kualifikohet në Kupën e Botës. Në Katar fituesi i duelit do të shkojë në një grup me Francën, Danimarkën dhe Tunizinë.
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares