Presidenti i Lyon, Jean Michel Aulas, ka folur para gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, ku klubi i tij do të takohet me Bayern Munich.
Në një intervistë për “Le Progres”, ai ka folur për numrin e klubeve franceze që duhet të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve.
“Franca meriton katër klube në Ligën e Kampionëve . Kemi dy skuadra në gjysmëfinale (tani edhe një në finale)dhe kjo na lejon të flasim me UEFA-për të kërkuar një ndryshim”.
“Pavarësisht sulmeve të ndryshe ndaj kampionatit tonë, në Francë po punojmë mirë. PSG dhe Lyon kanë mundur Atalantan dhe Juventusin. Kemi argumente të mjaftueshme për të çuar përpara idenë tonë”.
“Duke parë se Ligue 1 po vonon që ta bëjë këtë kërkesë UEFA-s, na takon ne presidentëve ta flasim”, ka thënë Aulas. /Telegrafi/
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...
Perisic dëshiron rikthimin tek Interi, afër marrëveshja
Rënia e fasadës së objektit në Fushë Kosovë, Inspektorati i ...
Dolce për Limin: Më pengoi që e pashë të përqafuar me Albën,...
Lirohen 80 të burgosur politikë të tjerë në Venezuelë, numri...
Liverpooli merr vendim për Robertsonin, pas kontaktit nga To...