Pierre Emerick Aubemayng ka pranuar se do të dëshironte që të luante si një sulmues qendror.
Aubemeyang është ndërruar shpesh me sulmuesin Alexandre Lacazette, ndërkohë që njëri prej tyre ka luajtur në krah kur kanë startuar të dy së bashku, transmeton portali arbresh.info.
Por, sulmuesi gabonez i ka dhënë indikacione trajnerit Unai Emery se dëshiron të luaj në front.
“Sigurisht, unë preferoj të luaj si një sulmues, në mes”, ka thënë Aubameyang për ‘Sky Sports’ para derbit londinez.
“Por, unë jam një djalosh që punon për skuadrën gjithashtu dhe ata kanë nevojë për mua në krah, unë do të luaj në krah sigurisht. Por, unë preferoj të luaj në sulm”
Ndeshja mes Arsenalit dhe Tottenhamit zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 15:05./arbresh.info/
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...