Pierre Emerick Aubameyang ka zbuluar se dëshiron të ndjek hapat e ish sulmuesit të Arsenalit, legjendës Thierry Henry, pas finalizimit të transferimit të tij te “Topçinjtë”.
Aubameyang është transferuar zyrtarisht në Emirates sot (e mërkurë) dhe Arsenali besohet se ka paguar 60 milionë funta për të nënshkruar me reprezentuesin gabonez nga Borussia Dortmundi, transmeton portali arbresh.info.
28-vjeçari, i cili ka shënuar 141 gola brenda 213 paraqitje te Dortmundi, ka thënë se Henry është “një shembull për ne sulmuesit” pasi dëshiron të jap një ngazëllim të ngjashëm në kryeqytetin e Anglisë.

“Mendoj që klubi ka një histori të madhe dhe lojtarë të mrekullueshëm si Thierry Henry. Ai është një shembull për ne sulmuesit. Jam vërtetë i lumtur, ashtu siç e kam thënë më parë”, ka thënë lojtari për faqen zyrtare të klubit.
Sulmuesi ka shënuar 21 gola brenda 24 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet gjatë sezonit 2017/18.
Ai mund të debutojë te “Topçinjtë” në ndeshjen e së shtunës në Premierë Ligë në shtëpi kundër Evertonit./arbresh.info/
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë