Sulmuesi i Gunners ka qenë jashtë për shkak të një lëndimi në muskul dhe nuk do të luajë në ndeshjen çerekfinale të Carabao Cup kundër Manchester City të martën.
Pierre-Emerick Aubameyang ka treguar për lëndimin e tij, me sulmuesin e Gunners që ka thënë se “shpreson se nuk do të zgjat shumë në rikuperimin e tij” nga lëndimi në kofshë që e la atë jashtë fushave.
Ai ka thënë në programin zyrtar para ndeshjes me Cityn se për të është e vështirë që të jetë jashtë ndeshjes.
“Ishte më të vërtetë vështirë për mua që të mungojë në ndeshjen e së shtunës, që nuk isha më ta në ndeshjen e së shtunës dhe nuk isha aty me shokët e skuadrës”.
“Kam një problem të vogël me kofshë por shpresoj që nuk do të zgjat shumë rikuperimi”.
“Kështu e pashë ndeshjen kundër Evertonit në shtëpi dhe ishte tepër e vështirë. Mendoj që në është dashur të luajmë më mirë në pjesën e parë, por është vështirë kur merr gol në fund të pjesës së dytë”.
“Ne vazhduam që të sulmojmë në pjesën e dytë dhe më pak fat, në një apo dy shanse do ja kishim dalë. David Luiz goditi shtyllën dhe Saka kishte një foditje që u mbrojt në fund”. /GazetaExpress/
Vijon puna për izolimin e zjarrit në Elbasan
Më 8 korrik hapet pishina e Gërmisë
Tre të lënduar nga aksidenti mes tri automjeteve në rrugën P...
Përurohen dy linja të reja ajrore direkte midis Prishtinës d...
Arrestohen dy burra në Gjilan për vjedhje të rëndë dhe keqpë...
Aksident në Shipkovc të Mitrovicës, lëndohet shoferi i motor...