Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë treguar edhe një herë se ka një atmosferë të mirë brenda grupit para Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”.
Ardhja e Sylvinhos te Shqipëria ka ndryshuar gjithë atmosferën te ekipi dhe grupi ka qenë më i bashkuar se kurrë.
Ky bashkim dhe kjo atmosferë pozitive ka bërë që kombëtarja kuqezi të arrijë kualifikimin në Euro 2024.
Tani në datat e lira të FIFA-s, ekipi kombëtar është mbledhur në Tiranë para dy miqësoreve të muajit mars.
Edhe aty, lojtarët kanë treguar për atmosferën fantastike që mbizotëron brenda grupit.
Ylber Ramadani, Taulant Seferi dhe Nedim Bajrami kanë kërcyer më këngën e fundit “Lumi une” të Irkenc Hykës, që është bërë trend në TikTok.
Kjo video e futbollistëve ka filluar të marrë komente pozitive dhe po i përgëzojnë për harmoninë mes vete. /Telegrafi/
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë