Vjen një tjetër lajm i mirë për Kosovën.
Është Atletika sporti i radhës që zyrtarisht është pranuar sot në Federatën Ndërkombëtare të Atletikës.
Bordi Ekzekutiv i Federatës Botërore të Atletikës, në mbledhjen e mbajtur në Pekin, ka vendosur që me drejta të plota të pranojnë në gjirin e saj, Federatën e Atletikës së Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga vetë federata ndërkombëtare në një komunikatë zyrtare të publikuar në faqen e saj në internet.
“Federata Ndërkombëtare e Atletikës shqyrtoi aplikimin e Federatës së Kosovës dhe gjykoi se i plotëson të gjitha kushtet e artikullit 4.3 të kushtetutës tonë, në këtë mënyrë ne e anëtarësojmë Federatën Kosovare të Atletikës me të drejta të plota në gjirin tonë”, është në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare te Atletikës.
Kujtojmë se Federata e Basketbollit të Kosovës, pak javë më parë u bë anëtare e FIBA-së.
Pranimi i këtyre federatave vjen pasi që gjatë vitit të shkuar, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar zyrtarizoi njohjen e Kosovës, vendim që i hapi rrugën shumë federatave të tjera të integrohen në federata përkatëse ndërkombëtare./Arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit