E përditshmja spanjolle ‘Marca’ sugjeron që treshja në mesfushë e futbollistëve të Atletico Madridit mund të largohen në merkaton dimërore të transferimeve.
Disa ditë më parë, ‘Los Colchoneros’ siguruan një marrëveshje me sulmuesin e Chelseat, Diego Costan, dhe arritja e tij mund të shkaktojë disa ndryshime në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
Gazeta e lartpërmendur beson që futbollistët si Luciano Vietto, Kevin Gameiro dhe Nicolas Gaitan janë nën kërcënim dhe njëri ose dy prej tyre mund t’iu lejohet të largohen.
Të tre lojtarët kanë pasur problem me formë në fillim të sezonit të ri dhe ata janë prapa lojtarëve si Antonio Griezmann, Fernando Torres, Angel Correa dhe Yannick Ferreira – Carrasco për të marrë urdhra./arbresh.info/
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...