Atletico Madrid është duke shkëlqyer me fitore në La Liga. Sonte ata e kanë mposhtur me rezultat 2-4 derisa Luis Suarez ka shënuar dy gola. Dy gola të tjerë për Atleticon i shënuan Koke dhe Saul.
Atletico Madrid ka shënuar fitore prej 2-4 kundër Cadizit duke vazhduar e sigurt në La Liga edhe këtë javë.
Djemtë e Diego Simeones po konsiderohen favorit kryesor për ta fituar La Ligan këtë sezon derisa ata këtë e kanë dëshmuar edhe kundër Cadizit sot.
Luis Suarez shënoi golin e parë për Atleticon në minutën e 28-të.
Por, Cadiz do të barazonte shpejt me anë të Negredos në minutën e 35-të.
Megjithatë, Atletico do ta fitonte pjesën e parë duke shënuar gol me Saulin në minutën e 44-të.
Pjesa e dytë prapë filloi më mirë për Atletico Madridin për të cilët u akordua penallti në minutën e 50-të e të cilën në gol do ta shndërronte Luis Suarez.
Vendasit filluan të luajnë më mirë dhe arritën që ta ngushtojnë epërsinë në minutën e 71-të me anë të Negredos.
Megjithatë, dy minuta pa përfunduar ndeshja Atletico arrin që ta shënojë golin e sigurisë në minutën e 88 me anë të Koke.
Pas kësaj fitoreje Atletico ka 50 pikë në krye të La Ligës, 10 pikë më shumë se Real Madrid dhe 13 më shumë se Barcelona.
Shtoja këtu faktin se Atletico ka një ndeshje më pak të zhvilluar se Real Madrid ashtu si edhe Barcelona.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...