Atletico Madridi ka shënuar fitore si mysafir ndaj Rayo Vallecanos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 29-të në La Liga, që është e pesta me radhë.
Pjesa e parë ishte shumë e zbehtë, me të dy skuadrat që nuk rrezikuan pothuajse asnjëherë portat kundërshtare.
Ndërsa pjesa e dytë ishte më atraktive, me Atleticon që në rastin e parë serioz arriti të shënojë.
Zhvillohej minuta e 49-të, kur Joao Felix asistoi te Koke i cili shënoi për 1-0.
Pas tij rrezikoi edhe Antoine Griezmann, por që nuk arriti të shënojë.
Rastin më të mirë për vendasit e kishte Mario Suarez, por portieri Jan Oblak ishte në vend.
Në minutën e 85-të, Los Colchoneros mbeten me dhjetë lojtarë në fushë, pasi që Angel Correa u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Me këtë fitore Atletico Madridi mbetet në pozitën e katërt me 54 pikë, ndërsa Rayo Vallecano është e 13-ta me 32 pikë.
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit