Atletico Madrid ka njoftuar shkallën e lëndimit të Antoine Griezmann.
Griezmann doli i dëmtuar në pjesën e dytë të fitores së tyre në Copa del Rey në Rayo Majadohonda.
Francezi po kthehej nga një lëndim i pësuar në derbin e dhjetorit kundër Real Madridit, teksa hyri në pjesën e parë për të shënuar golin e katërt të Los Rojiblancos.
Menjëherë pas kësaj, Grizmann ndjeu siklet në të njëjtin muskul që e kishte mbajtur jashtë fushës për gati një muaj.
Është e pazakontë për sulmuesin, i cili kishte humbur vetëm katër ndeshje në 10 vitet e karrierës së tij, por tani ai përballet me një tjetër magji në triubunë.
Griezmann iu nënshtrua teskteve të premten, të cilat konfirmuan se ai ka pësuar një rikthim të dëmtimit të kofshës së djathtë.
“Antoine Griezmann ka pësuar një rikthim në dëmtimin e muskujve që pësoi në kofshën e djathtë”, thuhet në deklaratën e Loc Colchoneros.
Ndërsa Atletico nuk ka deklaruar se sa kohë do të mungojë 30-vjeçari, ai do të humbasë ndeshjen e klubit në LaLiga në udhëtim te Villarreal të dielën dhe më shumë gjasa edhe Superkupën e Spanjës./Arbresh.info
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për posedim dhe shitje të...
Shembja e rrugës në Prishtinë, Pacolli: Pasojë e neglizhimit...
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...