Atletico Madrid është duke provuar të transferojë sulmuesin e Napoli-t, Arkadiusz Milik sepse planifikon ta përforcojnë sulmin.
Polaku është rikthyer në formë të shkëlqyer pasi këtë sezon ka shënuar 12 gola ndërsa sezonin e kaluar shënoi 20 gola, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Diario AS, 26-vjeçari është një ndër tre sulmuesit që dëshiron trajneri i “Los Rijoblancos”, Diego Simeone se bashku me sulmuesin e Arsenal, Alexandre Lacazzette dhe të RB Leipzig, Timo Werner.

Mirëpo, Napoli kërkon 40 milionë euro për Milik që ka refuzuar ta rinovojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2021.
Problemi i vetëm për të fituar shërbimet e Milik është se 26-vjeçari kërkon që të fitojë 5 milionë euro në sezon./arbresh.info.
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...