Atletico Madrid po punon për gjetjen e zëvendësuesit të Diego Costës (ndërpreu bashkëpunimin me kryesuesit e kampionatit spanjoll dhe ka dalë lojtar i lirë) dhe janë afër akordit final.
I përzgjedhuri i “Los Colchoneros” është Moussa Dembele, sulmuesi i Lyon. 24-vjeçari me origjinë nga Mali, do të huazohet deri në fund të sezonit tek Atletico Madrid.
Iberikja Marca raporton se akordi është arritur, teksa bëhet fjalë për një huazim të pastër deri në verë, pa të drejtë blerje të kartonit nga ana e klubit spanjoll./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...