Atletico Madridi ka arritur të shënoj fitore me rezultat 0-6 ndaj Sparta Prahas në kuadër të rrethit të pestë në Ligën e Kampionëve.
Julian Alvarez e hapi llogarinë e golave në minutën e 15-të. Kurse dy minuta para fundit të pjesës së parë, Marcos Llorente dyfishoi epërsinë, shkruan Arbresh.info.
Alvarez realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për skuadrën e tij në minutën e 59-të.
Kurse 11 minuta më vonë, Griezmann shënoi për 0-4.
I inkuadruari në lojë, Angel Correa realizoi dy gola të shpejtë në minutat 85-të dhe 89-të, për t’i dhënë epilogun final kësaj ndeshje.
Me këtë fitore, Atletico Madridi arrin në kuotën e nëntë pikëve kurse Sparta Praha mbetet me katër sosh.
Në këtë sfidë u paraqiten dy futbollistët e kombëtares së Kosovës, Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi nga minuta e parë./Arbresh.info
Zbatimi i Agjendës së Reformave, Albin Kurti në mbledhjen e ...
Sonte, Shqipëria ngjitet në skenën e Eurovisionit me artisti...
Qeveria në detyrë sot mban mbledhje
Disa minatorë të Trepçës mbesin të ngujuar në minierë
Kryeministri Kurti e nis ditën në Mitrovicë, pritet ngrohtës...
Publikohen çmimet e derivateve për sot