Atletico Madridi e ka rritur në pesë pikë epërsinë ndaj Barcelonës në krye të La Ligës, pas fitores 2:0 kundër Villarrealit.
Goli hapës në Stadio de La Ceramica të dielën erdhi në mes të pjesës së parë, edhe pse fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje, raporton Gazeta Express.
Goditja e Stefan Savicit me kokë në shtyllën e dytë u prit nga portieri Sergio Asenjo, por nga topi i kthyer në portën e vetë shënoi Alfonso Pedraza.
VAR-i ndërhyu dhe e aprovoi golin pasi Savic nuk ishte në pozitë jashtë loje.
Joao Felix e dyfishoi epërsinë e Atleticos njëzet minuta para përfundimit të ndeshjes, kur shënoi gol të bukur nga cepi i zonës.
Skuadra e Diego Simeones u mbajt mirë deri në fund dhe e rigjeti rrugën e fitores pas humbjes kundër Levantes në ndeshjen e kaluar.
Me këtë fitore, Atletico grumbullon 58 pikë pas 24 ndeshjeve, pesë më shumë se Barcelona, plus një ndeshje më pak të zhvilluar po ashtu.
Në vendin e tretë është Real Madridi me 52 pikë. Kampioni në fuqi ndeshjen e kësaj jave e zhvillon nesër kundër Real Sociedadit.
Villarreali renditet në vendin e pestë me 37 pikë, 11 larg top katërshes.
Tensionohet situata jashtë Kuvendit të Shqipërisë, protestue...
Dogana sekuestron 44 pako cigare pa banderola në vlerë 15 mi...
Arbeloa për Mendyn: I jam mirënjohës për përpjekjen e tij, s...
Çfarë parashihet me strategjinë e miratuar për zgjerim të BE...
Me sa vite burg dhe sa euro mund të dënohet Gjesti për vepra...
Abdixhiku paralajmëron rikthimin e Osmanit: Koha për bashkim...