Paulo Dybala mund të jetë ylli i parë që do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.
Reprezentuesi argjentinas nuk ka kaluar një sezon të shkëlqyer te bardhezinjtë dhe ka mbetur nën hijen e Cristiano Ronaldos shkruan Telegrafi
E ardhmja e argjentinasit mund të jetë në La Liga, pasi është Atletico Madrid skuadra që po e dëshiron me çdo kusht Dybalan.
Los Colchoneros janë duke mbetur pa lojtarin e tyre kryesor Antoine Griezmann dhe duan ta zëvendësojnë francezin me Dybalan.
Mediat spanjolle kanë raportuar se Atletico është gati të ofrojë 100 milionë euro te Juventusi për transferimin e argjentinasit.
Gjithsesi për ta transferuar Dybalan, Atletico duhet ta mposhtë konkurrencën e Bayernit, PSG-së dhe Manchester Unitedit.
25-vjeçari këtë edicion ka arritur të shënoj vetëm pesë gola në Serie A dhe pesë të tjerë në Ligën e Kampionëve.
Policia arrin t’i arrestoj dy të dyshuar në Gjilan, në filli...
Rekomandimi i “Travel and Tour World”: Vizitoni Shqipërinë g...
Më shumë diell, më pak shi – Parashikimi i motit për p...
Tahiri: Çmimet në Kosovë çdo ditë më shtrenjtë, vetëm pagat ...
Vdes veterani i UÇK-së Shani Kurtaj
Në Zarë të Kroacisë shënohen Ditët e Kulturës dhe Rinisë Shq...