Atletico Madridi siguroi fitore me rezultat 2 me 0 në takimin e parë kundër Juventusit.
Gjiganti madrilen mposhti skuadrën e Massimiliano Allegrit në takimin e zhvilluar në Wanda Metropolitano në kuadër të xhiros së parë të 1/8-ës në UEFA Ligë të Kampionëve, shkruan portali arbresh.info.
Autori i golit të epërsisë, Jose Gimenez, është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. Mbrojtësi është vlerësuar me notën 8.1 për paraqitjen e tij të shkëlqyer në këtë ndeshje.
Me notë të lartë te skuadra nikoqire janë vlerësuar edhe Godin (8.0), Grizmann (7.5) dhe Jan Oblak (7.4).
Cristiano Ronaldo është lojtari me notën më të lartë te “Zonja e Vjetër”. Sulmuesi portugez është vlerësuar me notën 7.4 për paraqitjen në këtë ndeshje ku kishte shtatë gjuajtje, shtatë driblime dhe dy duele të fituara në ajër.
Lojtari me notën më të dobët është mesfushori Rodrigo Bentancur (5.9)./arbresh.info/

Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë
Vdes Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë
MINTI kërkon deklarim e ndarje të qartë të produkteve të qum...
U bllokua nën kamion, ky është viktima që vdiq sot në vendin...
Raporti britanik ngre shqetësime serioze për procesin ndaj k...