Atletët e Kosovës kthehen me medalje nga Bullgaria

17:35 | 2 Korrik 2017
Arbresh.info

Atletët e Kosovës arritën sukses të mirë në turneun ndërkombëtar “Samarsko Zname” që u mbajt në Stara Zagora të Bullgarisë.

“Në mitingun ndërkombëtar atletët tanë bënë një paraqitje të mirë dhe fituan dy medalje. Musa Hajdari është i dyti në disiplinën 1500 metra me rezultat 4:00.13 minuta, ndërsa Astrit Kryeziu renditet i treti në disiplinën 400 metra me kohë 48.12 sekonda. Vijona Kryeziu në disiplinën 400 metra doli e pesta me kohë 57.09 sekonda”, bëhet e ditur nga Federata Atletike e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale