Atdhe Nuhiu zyrtarisht është larguar nga Kombëtarja e Kosovës.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Instagram e dha lajmin.
Ai e cilësoi këtë si vendimin e tij më të vështirë si profesionist në futboll, por nuk dha arsyet që e sollën deri në marrjen e këtij vendimi.
Më poshtë deklarata e tij e plotë:
Të dashur adhurues të Kombëtares së Kosovës , të dashur bashkëkombas të mi ; Po u drejtohem sot , për t’ju njoftuar se sot kam marrë vendimin më të vështirë në karrierën time si profesionist në futboll .
Kam vendosur të ndaj me ju lajmin e tërheqjes sime nga Kombëtarja e Republikës së Kosovës , një ekipi me të cilin kam kujtime të jashtëzakonshme dhe momente të paharrueshme , gjatë rrugëtimit 4 – vjeçar .
Më kujtohet takimi i parë me udhëheqësit e Kombëtares së Kosovës kur pranova me krenari të luaj për këtë kombëtare .
Gjithmonë do të jem falënderues për kryesinë e Kombëtares , të gjithë bashkëlojtarët e mi , kryetarin Agim Ademin , nga i cili kishim mbështetjen maksimale edhe në kushtet më të vështira , ish – trajnerin Albert Bunjaku me të cilin bashkëpunova nga dita e parë në kombëtare dhe qëllimin e vetëm e kishim të punojmë në mënyrë sa më profesionale e të ndërtojmë një ekip apo një kombëtare që e ëndërruan shumë gjenerata para nesh .
Sot Kombëtarja e Kosovës ka një super ekip dhe shpresë për lavdi e suksese në arenë ndërkombëtare , madje duke dëshmuar se mund të konkurojmë me kombëtare si Anglia , Spanja etj .
Dua të falënderoj , të gjithë fansat e kombëtares , të cilët kurrë nuk na lanë vet , në çdo ndeshje , në çdo udhëtim dhe në çdo moment .
Ju përqafoj të gjithëve dhe jeni në zemrën time përgjithmonë . Përjetësisht falënderues dhe me shumë dashuri ,
I juaji , Atdhe Nuhiu
FIFA i kërkon falje Lionel Scalonit të Argjentinës, pas ‘inc...
Shqiptari befason sigurinë italiane, arratiset për herë të k...
“E dhimbshme ta humbasësh titullin për dy pikë” – Vers...
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...