
Tifosi Atalanta Bergamo 6-03-2016 Stadio Atleti Azzurri - Football Calcio Serie A Atalanta - Juventus. Foto Giuseppe Celeste / Insidefoto
Atalanta është skuadra e parë që nga viti 1932, e cila arriti të shënojë katër gola në pesëmbëdhjetë minutat e para të një ndeshje.
Ekipi nga Bergamo e filloi furishëm ndeshjen kundër Bolognas dhe pas 15 minutave të para, semafori tregonte shifrat prej 4-0.
Josip Illicic realizoi golin e parë në tretën dhe të pestën minutë të takimit të vlefshëm për xhiron e 30 të Serie A.
Katër minuta më vonë, Hans Hatebor ngriti epërsinë në 3:0, ndërsa Dwuana Zapata shënoi golin e katërt për begamasit.
Ekipi i fundit që arriti të shënojë katër gola në pesëmbëdhjetë minutat e para ishte Juventusi, kur në vitin 1932 “Zonja e Vjetër” u takua me Romën dhe në fund fitoi 7:1.
Ndryshe, Atalanta zë pozitën e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare italiane me 51 pikë. /Telegrafi/
Rexhepi: Padia në Strasburg, hap i rëndësishëm për shqiptarë...
13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli
Rutte: Nuk ka plane që NATO të bashkohet me luftën kundër Ir...
Ministrja e Mjedisit: Mbrojtja e lumenjve dhe ujërave, prior...
Eman Rrahmani: E vlerësoj punën e presidentes Osmani, por vo...
Rriten çmimet e gazit deri në 45%, pas tensioneve në Lindjen...