Kosova luan ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj një kombëtare të fort siç është Zvicra.
Mirëpo optimizmi për rezultat pozitiv është i madh në kampin dardan, shkruan Arbresh.info.
Zvicra nuk po kalon në ditët më të mira si kombëtare ani pse mund të jetë favorit në letër ndaj Dardanëve.
Helvetikët hyjnë në këtë kampanjë pas dështimit në Ligën e Kombeve, ku pas gjashtë ndeshjeve nuk arritën asnjë fitore.
Katër humbje e dy barazime ishte bilanci i Zvicrës në Ligën e Kombeve, gjë që bëri që kombëtarja e Murat Yakin të eliminohet në Ligën B të Kombeve.
Përkundër formës së dobët në ndeshje zyrtare, helvetikët kanë luajtur katër ndeshje miqësore para përballjes së sotme gjatë muajit mars dhe qershor, ku tri nga to i kanë fituar dhe një tjetër është mbyllur baras.
Zvicra sonte kërkon të nis kampanjën me fitore, pasi do të ishte hendikep i madh për ta çfarëdo rezultati tjetër, por Dardanët në Bazel nuk janë vetëm për shëtitje.

Kosova e Fodas në tetë ndeshjet e fundit zyrtare e ka vetëm një humbje në fushë nga Rumania, si dhe një tjetër e humbi në tavolinë me rezultat zyrtar 3:0, pas atyre ndodhive në Bukuresht në kuadër të Ligës C të Kombeve.
Dardanët treguan se me Fodan janë një kombëtare kompetente, pasi në play-offin e Ligës së Kombeve, arritën ta mposhtin Islandën në të dyja ndeshjet për t’u kualifikuar në Ligën B.
Përveç formës së mirë në ndeshje zyrtare, Kosova fitoi edhe dy ndeshje miqësore në muajin qershor ndaj Armenisë dhe Komoreve.
Ky do të jetë testi i parë i madh i Fodas, ku pritshmëritë janë të mëdha. Ndeshja mes Zvicrës dhe Kosovës luhet me fillim nga ora 20:45./Arbresh.info

SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...