Kristjan Asllani nuk do të mund të jetë një titullar i padiskutuar te Interi për sa kohë në radhët e këtij klubi gjendet Hakan Çalhanoglu dhe kjo duket se po shtyn shumë skuadra të tjera të tentojnë transferimin e mesfushorit shqiptar.
Një prej tyre, raportohet se është Bologna, e cila kërkon përforcime për pjesën e dytë të sezonit ku do të tentojë t’i afrohet përsëri zonës së Ligës së Kampioneve, në të cilën po luan në këtë edicion.
Gazeta e qytetit të Bolognës, ”il Resto Del Carlino”, ka bërë të ditur se klubi ka shënjestruar Asllanin si një prej përforcimeve për pjesën e dytë të sezonit.
Kuptohet, që lojtarit i ofrohet mundësia që të luajë titullar në radhët e kësaj skuadre.
Mirëpo edhe tek Bologna janë të vetëdijshëm se është vështirë të marrin nga Interi, mesfushorin shqiptar pasi për trajnerin Inzaghi, ai është një alternativë e rëndësishme drejt mbrojtjes së titullit dhe një ecurie të suksesshme në Ligën e Kampioneve./Arbresh.info
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...