Kosova e ka shënuar fitoren më të madhe në histori duke e mposhtur Suedinë në Goteborg me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e katërt të fazës kualifikuese për Kampionat Botëror.
Fisnik Asllani ka shënuar golin e vetëm për këtë sfidë dhe ka qenë heroi i mbrëmjes së sotme, shkruan Arbresh.info.
Pas takimit ai ka folur për Klan Kosovën, duke thënë se golin ia dedikon gjithë shqiptarëve nëpër botë.
“Ky gol është për gjithë shqiptarët nëpër botë”, tha shkurtimisht ai.
Më tej ai foli për ndeshjen në përgjithësi si dhe dy sfidat finale të nëntorit.
“Sot është një ditë shumë e madhen ë karrierën time, besoj edhe në historinë e Kosovës. E kemi ditë që ka me qenë një ndeshje e vështirë dhe jam shumë i lumtur që kam kontribuuar me gol.
“Shansen ma ka jep trajneri e kam shfrytëzuar jam jashtëzakonisht i lumtur. Tani duhet ta japin maksimumin edhe në dy ndeshjet e nëntorit”, përfundoi ai.
Kosova takimin e radhës e luan ndaj Sllovenisë në udhëtim, ku me një barazim siguron pozitën e dytë dhe play-offin e kualifikimeve për Kampionat Botëror./Arbresh.info
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme