Kristjan Asllani po përgatitet për një ndeshje shumë të veçantë siç është finalja e Ligës së Kampioneve ndaj PSG.
Mesfushori shqiptar, shpreson që këtë herë të jetë protagonist edhe në fushën e lojës, e jo vetëm në bankën rezervë siç ndodhi dy vite më parë kur Interi u mund nga Manchester City.
Megjithatë, ai është i kënaqur edhe për mundësinë që i jepet, pasi siç u shpreh vetë Asllani për “Inter TV”, kjo është një mundësi që nuk e ka kushdo që të jetë në një finale të tillë.
“Padyshim e ndjej se jam rritur në këtë sezon, duke qëndruar pranë kampionëve rritesh edhe jashtë fushe. Tani duhet të përgatitim sa më mirë finalen e Ligës së Kampioneve, pasi i njohim shumë mirë vlerat e kësaj ndeshje”, tha fillimisht ai.
“Të ndodh të mendosh për finalen edhe kur je në shtëpi me familjen, jo të gjithë e kanë mundësinë të jenë aty për një ngjarje të veçantë. Duam ta sjellim në shtëpi trofeun”, vijoi Asllani.
Në fund, një koment edhe për Hakan Çalhanollun, me të cilin e ndan pozitën e njëjtë në fushë.
“Nga ai kam mësuar shumë, është një rol i komplikuar dhe ai është që tani një mjeshtër. Jam i lumtur që e kisha përkrah dhe që kam kaluar këto vite me të”, tha Asllani./Arbresh.info
Turi i Ramës, “Punët për Shqipërinë”/ PS nis takimet me qyte...
Jemeni i përfshihet konfliktit, rajoni përjeton sulme gjatë ...
Tahiri për ekspozitën për masakrat: Kjo temë të trajtohet se...
Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...