Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, ka konfirmuar se Kristijan Asllani do të luajë nga fillimi në ndeshjen ndaj Romës nesër.
Pas lëndimit të Brozovic me Kroacinë, Inzaghi në konferencë për media deklaroi se Asllani do të startojë ndeshjen e nesërme, përcjell arbresh.info.
“E dimë që humbja me Udinese erdhi për fajin tonë, luajtëm nën standardin tonë dhe e dimë se të bëjmë më shumë. Në mesfushë kam vështirësi me vetëm 4 lojtarë në dispozicion, andaj, hapet rruga për Asllanin i cili nesër starton”, është shprehur Inzaghi.
Pas pushimit të kombëtareve, Inter-Roma do të luhet nesër nga ora 18:00 në kuadër të xhiros së 8-të në Serie A. Interi gjendet në pozitën e shtatë me 12 pikë, ndërsa Roma një pozitë më lart me një pikë më shumë, 13.
Të dy ekipet vijnë pas humbjeve para pushimit të kombëtareve. “Nerazzurët” humbën ndaj Udineses si mysafir me rezultat 3-1, ndërsa “Giallorossët” vijnë pas humbjes në Olimpico ndaj Atalantas, 0-1.
Benita shpërthen ndaj banorëve pas takimit me Endrin: Nëse k...
Trump fton Erdoganin t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën...
Rama thotë se është ftuar nga Trump për të qenë në Bordin Nd...
Real Madridi rikthehet te fitorja, por `Bernabeu` mbetet në ...
Basha përkujton Skënderbeun: Përveç si strateg e gjeneral i ...
Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...