Ashley Young insiston se Manchester United do të rikthehet nga disfata 2 me 0 e pësuar ndaj Tottenham Hotspurit në Premierë Ligë mbrëmjen e së mërkurës.
“Djajtë e Kuq” pranuan gol pas vetëm 11 sekondave lojë në Wembley para se të shënonte autogol Phil Jones që i dha një epërsi prej dy golave skuadrës së Tottenhamit, transmeton portali arbresh.info.
United nuk arriti të përgjigjet brenda 45 minutave duke pësuar kështu disfatën e parë në vitin 2018.

Megjithatë, Young ka thënë se skuadra e tij do të “shkund pluhurin” para ndeshjes të së shtunës në Premierë Ligë kundër Huddersfieldit në Old Trafford.
“Sigurisht ne jemi të zhgënjyer që pranuam një gol kaq herët dhe të qenurit 2 me 0 në disavantazh është e vështirë kur luani kundër një skuadre të vështirë si Tottenhami”, ka thënë Young për ‘MUTV’.
“Kjo ishte paraparë të ishte një ndeshje e vështirë. Nëse ne do të shënonim golin tjetër, do të ishte një tjetër ngjarje. Nuk është thënë të jetë ashtu – ka shumë zhgënjime në dhomën e zhveshjes por ne kemi një tjetër ndeshje të vështirë këtë vikend. Ne duhet të shkundim pluhurin, të ngrihemi lartë dhe të luftojmë sërish”
United aktualisht qëndron në pozitën e dytë në tabelën e Premierë Ligës me 15 pikë prapa liderit – Manchester Cityt./arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave