Xherdan Shaqiri ka shpërthyer ndaj Stoke Cityt për “mungesë të kualitetit” duke thënë se “as Ronaldinho nuk mund t’i ndihmoj” skuadrës së tij.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës u transferua në Angli në korrik të vitit 2015 për 15 milionë euro dhe ishte konsideruar si një goditje befasuese në Premierë Ligë, transmeton portali arbresh.info.

Pasi në të kaluarën ka qenë te Bayern Munichu dhe Interi, 26-vjeçarit është duke i munguar reputacioni i yjeve si Franck Ribery dhe Mauro Icardi.
Shaqiri pranon se janë duke i munguar ish kolegët e tij duke shtuar se koha e tij në Premierë Ligë ka qenë një eksperiencë e “hidhur”.
“Ajo ndjenja që as Ronaldinho nuk mund të bënte aq për skuadrën është hidhëruese”, ka thënë Shaqiri për ‘Schweizer Illustrierte’. “Më është dashur ta kuptoj se është ndryshe kur ju keni lojtarë si Ribery dhe Thiago në Bayern apo Icardi dhe Kovacic në Inter”
“Këtu në Stoke unë nuk mund të kem shumë ndikim, thjeshtë sepse është në mungesë të kualitetit të lojtarëve rreth meje”
Shaqiri ka lënë të kuptohet gjithashtu se ditët e tij në stadiumin Bet365 janë të numëruara./arbresh.info/
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...
Zjarr në Shkollën ‘Sylejman Vokshi’ në Deçan, ndërhyrje e sh...