Mesfushori kosovar, Drilon Islami u transferua me bujë në Rumani tek skuadra e Cluj në merkaton e verës.
Islami u largua nga Prishtina për t’u transferuar tek skuadra e Cluj, megjithatë fillimi nuk është aspak i mirë për kosovarin.
Trajneri i Cluj, Dan Petrescu nuk po llogarit aspak në shërbimet e mesfushorit, teksa nuk e ka grumbulluar për ndeshjen e tretë radhazi.
Sot, Cluj luan ndeshjen e parë në sezonin e ri në kampionatin rumun, megjithatë Islami nuk është as në bankën rezervë.
Kosovari nuk u grumbullua as në Superkupën e Rumanisë ndaj FCSB e as në ndeshjen ndaj Paksi në kualifikueset e Conference League.
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot