Transferimi i mesfushorit Arturo Vidal te Interi nga Bayern Munichu thuhet se është një punë e kryer.
Një marrëveshje është arritur mes klubit në San Siro dhe homologëve të tyre në Bundesliga, ndërkohë që transferimi pritet të konfirmohet para përfundimit të kësaj jave, transmeton portali arbresh.info.
Vidal besohet se do të nënshkruaj një kontratë tri vjeçare me “Nerazzurrët”, ku do të siguroj një pagë prej 4.5 milionë euro në sezon – dukshëm më pak se shuma që fiton në Gjermania.
Edhe pse kjo lëvizje ende është e paqartë plotësisht nëse do të ndodhë, ‘Gazzetta dello Sport’ shpjegon se ekzistojnë edhe disa detaje të vogla që duhet të finalizohen.
Në mënyrë që Interi të jetë në përputhje me rregullat në FFP, ata mund të sjellin 31-vjeçarin fillimisht në një marrëveshje në formë huazimi para se të nënshkruajnë me të në formë të përhershme verën e ardhshme.
Duke marrë parasysh që Vidal ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratën e tij te kampioni gjerman, ai do të ishte në dispozicion falas verën e ardhshme.
Prandaj, është vendosur që Vidal të vazhdoj fillimisht kontratën me Bayernin edhe për një vit para se të finalizohet marrëveshja me Interin./arbresh.info/
Nis protesta kundër paralajmërimeve për rritje të çmimit të ...
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës