Artmotion dhe Kujtesa nga sezoni i ri do të sjellin për publikun kosovarë, njërën nga ligat më atraktive, La Ligën spanjolle e po ashtu edhe ndeshjet e kupës së Italisë.
Si pjesë e programeve të reja nga kjo verë do të transmetohet edhe turneu më i vjetër i tenisti, Wimbeldon.
Arianit Hamiti drejtor i platformës Artmotion tha se ata do të sjellin transmetimin edhe të ligave tjera.
“Artmotion ka arrit të fitoj të gjitha të drejtat. Kampionati më i ndjekur në Botë vjen ekskluzivisht në ART moshën dhe Kujtesa. La liga do të jetë pjesë e jona. Do të sjellim ngjarjet më të rëndësishme në botë, po ashtu turneu më i vjetër i tenisit në botë, Wimbeldon do të transmetohet nga kjo verë e deri ne 2024. Do të transmetojmë edhe Ligat e tjera. Artmotion do të shtoj edhe tri kanale të tjera”, tha Hamiti.
E Arber Loxha nga Kujtesa tha se risit s’do të ndalen më kaq.
“Ne kemi edhe shumë materiale si Euro Liga e Basketbollit, Liga e Turqisë e Superliga e Italisë. Deri tash në këto 10 vite kemi qenë gjithmonë afër edhe më Ligen e Kampioneve. Risi tjetër do të ketë gjatë gjithë muajve në vijim”, tha ai. /V.S /arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...