Projektohet një shkëmbim i bujshëm mes Juventusit edhe Evertonit në merkaton e janarit.
Sipas mediave italiane dhe atyre angleze, mesfushori brazilian Arthur i cili ka gjetur pak hapësira te bardhezinjtë në këtë sezon dhe është jashtë forme, mund të transferohet te klubi nga Liverpooli në merkaton e dimrit me Rafa Benitez që e pëlqen sëtepërmi.
Interesimi i Everton për Arthur është konkret dhe për ta bërë më të lehtë këtë transferim te Everton po mendojnë për një shkëmbim kokë më kokë me anësorin francez Lucas Digne i cili ka luajtur edhe në të kaluarën në Serie A pasi ka mbajtur veshur fanellën e Romës.
Juventusi kërkon një mbrojtës të majtë duke parë vështirësitë që po has Alex Sandro./arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic