Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, e ka vlerësuar punën që është duke e bërë Aston Villa në edicionin aktual në Premier League.
Ai të premten në konferencë për shtyp është shprehur se skuadra e tij duhet të luaj sa më mirë ndaj Aston Villas.
“Aston Villa është skuadër shumë e mirë, me të vërtetë e trajnuar mirë. Ata dominojnë çdo aspekt të lojës. Kur u jep hapësirë për të vrapuar, ata janë fenomenalë dhe kur duhet të gjejnë hapësirë, ata janë në gjendje ta bëjnë këtë. Ne duhet të luajmë mirë të shtunën”, ka deklaruar Arteta.
42-vjeçari ndër të tjera ka theksuar se mund të ketë transferime të reja te skuadra e Arsenalit.
“Gjithçka mund të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar. Në javën e fundit, duhet të jemi vigjilent dhe të përgatitur sepse shumë surpriza mund të vijnë për arsye të ndryshme”, ka thënë spanjolli.
Aston Villa dhe Arsenali do të takohen të shtunën në stadiumin “Villa Park”, nga ora 18:30.
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...