Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta do të rikthehet në “Etihad Stadium” për tu përballur me Manchester Cityn.
Arteta kaloi një kohë mjaftë të madhe si asistent i Pep Guardioles, ndërsa në dhjetor mori stolin e “Topçinjve”, transmeton portali arbresh.info.
Tekniku spanjoll ka thënë se do jetë natë speciale, por do mundohet të mbrojë klubin e tij.

“Do jetë diçka nëse i ndalojmë dhe do krijojmë disa probleme që besoj që mund të ia dalim. Kur janë në formën më të mirë, e dimë çfarë janë në gjendje të bëjnë. Në fund të ditës është për lojtarët në fushë dhe përformancën e tyre”.
“Do jetë natë speciale, jam shumë i emocionuar për tu rikthyer aty. Kam kujtime fantastike, shumë shokë dhe njerëz që i pëlqej”.
“Por, tash jam në pozicion tjetër, në stol tjetër dhe do mbrojë klubin tim gjithashtu”, theksoi Arteta.
Të mërkurën në ora 20:30 do zhvillohet përballja e dy gjigantëve anglez./arbresh.info.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...