Arteta për Odegaardin: Sot do të shoh se ku jemi me bisedimet

23:47 | 23 Janar 2021

Martin Odegaard ka qenë i lidhur me një lëvizje te Arsenal, por trajneri i Gunners Mikel Arteta refuzoi të jepte detaje pas humbjes 1-0 ndaj Southampton në Kupën e FA.

Mesfushori norvegjez i ka kërkuar Zinedine Zidane të largohet nga klubi këtë muaj në mënyrë që të luajë më shumë.

Arteta u pyet se si janë punët më afatin kalimtar, ku Arsenali po këkron të përforcohet, sidomos për Odegaard.

“Nuk e di. Kemi luajtur sot, kështu që prej natës së kaluar nuk kam ndonjë lajm”.

“Ndoshta, unë do të bëjë disa telefonata sot dhe do të shoh se ku jemi me çdo marrëveshje”, deklaroi ai

Arteta u pyet më pas nëse ardhja e Odegaard në Emirates Stadium mund të pengojë zhvillimin e Emile Smith-Roëe, por ai nuk donte të diskutonte më gjatë për norvegjezin.

“Nuk mund të flas për asnjë lojtar që nuk është i yni. Ne kemi një ide shumë të qartë se si duam që lojtarët tanë të zhvillohen dhe çfarë duhet të bëjnë atë”.

“Të gjithë vendimet që marrim janë vetëm për të forcuar zhvillimin e tyre dhe për t’u përpjekur t’u japim atyre shansin më të mirë të mundshëm”, deklaroi spanjolli. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara