Arsenal nesër luan ndeshjen e parë gjysmëfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve ndaj Parisit.
Takimi luhet në Londër dhe nis me fillim nga ora 21:00, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para ndeshjes në konferencë për media ka dal trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta.
Fillimisht ai ka folur për gjendjen e disa lojtarëve që ishin në pikëpyetje për këtë sfidë.
“Riccardo Calafiori ende nuk është i gatshëm, ndërsa Mikel Merino dhe Ben White kanë qenë në gjendje të stërviten me klubin sot, do të shohim nesër nëse mund të startojnë”, tha ai.
Tutje ai ka folur rreth këtij takimit dhe mbështetjes nga tifozët.
“Ne po bëjmë histori dhe tani të gjithë duam më shumë, nga tifozët na duhet edhe më shumë përkrahje se nga loja me Real Madridin. Doni të bëni diçka të veçantë nesër? Kështu që ai vend duhet të jetë diçka që nuk e kemi parë më parë”, tha ndër të tjera ai.
Arsenali është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas 16 vitesh. Kurse në finale për herë të fundit u kualifikua në vitin 2006, ku u mposht nga Barcelona./Arbresh.info
Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...