Arsenali nesër luan një nga ndeshjet më të mëdha këtë sezon, atë ndaj Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Kryesuesi i Premier Leagues e pret në “Emirates” liderin e Bundesligës, dhe një nga ekipet më në formë këtë edicion në Evropë, shkruan Arbresh.info.
Një ditë para ndeshjes së madhe, trajneri Mikel Arteta ka konfirmuar mungesën e madhe të sulmuesit suedez, Viktor Gyökeres. Më tej ai ka dhënë një datë se kur mund të kthehet ai.
“Ndjesitë janë shumë pozitive si për Gyökeres ashtu edhe për Havertz. Në ditët e ardhshme ata do t’i nënshtrohen një skanimi të përsëritur për të parë nëse mund t’i të jenë gati për fundjavën”, u shpreh Arteta në konferencën për media para lojës.
Gyokeres nga fillimi i muajit nëntor pas lëndimit që pësoi ndeshjen me Burnleyn. Klubi shpreson që ai të rikthehen në fundjavë për derbin e Londrës me Chelsean.
Përveç tij nesër mungojnë edhe Gabriel, Havertz, Jesus dhe në pikëpyetje është Odegaard, ani pse ky i fundit ka nisur stërvitjet me klubin.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Bayernit nis me fillim nga ora 21:00./Arbresh.info
OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...