Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta ka zbuluar se dëshiron ta mbajnë mesfushorin Dani Ceballos, kur t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.
23-vjeçari u huazua nga Real Madrid gjatë verës së kaluar dhe ka shënuar dy gola duke dhënë edhe dy asistime në 30 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.
Kohën e fundit spanjolli ka arritur të hyjë në formacionin e Arteta-s, kurse trajneri është ndarë i kënaqur.

“Jam i lumtur me të. E dua mënyrën si luan futboll, pasionin që ka në stërvitje dhe në çdo ndeshje. Festimet e tij, edhe nëse është në fushë ose stol, e vendos jetën aty”.
“Është duke u përmirësuar dhe është bërë lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.
“Jemi duke biseduar me klubin, ai nuk është lojtari jonë, nuk është në duart tona. Klubet duhet të komunikojnë dhe të shohim çfarë mund të bëjmë”, theksoi tutje ai.
“Los Blancos” janë të hapur për shitjen e Ceballos, derisa kërkojnë rreth 35 milionë euro./arbresh.info.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...