Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta është i sigurt që ylli i skuadrës Pierre-Emerick Aubameyang, do ta rinovojë kontratën.
Gabonit i kanë mbetur me pak se 12 muaj kontratë në “Emirates” dhe ende s’ka asgjë konkrete për të ardhmen te “Topçinjtë”, transmeton portali arbresh.info.
Thuhet se 31-vjeçari është duke kërkuar kontratë trevjeçare dhe pagesa prej 250 mijë euro në javë, mund ta bind të qëndrojë.
Tekniku spanjoll ka thënë se është i sigurt që Aubameyang do ta rinovojë kontratën.

“Nuk e di, të caktosh ndonjë datë është shumë e vështirë. E pëlqej mënyrën si bisedimet janë duke shkuar dhe çfarë jam duke dëgjuar”.
“Jam i sigurt se për dy palët sa më shpejtë ta bëjmë, më mirë për të gjithë. Jam i sigurt që do ta rinovojë qëndrimin”, deklaroi ai.
Aubameyang u bë lojtari më i shpejtë në histori të Arsenal-it që shënon 50 gola në Premierë Ligë, duke thyer rekordin e Thierry Henry-t./arbresh.info.
Të rinjtë shqiptarë po martohen më pak
Të shtunën mblidhet LDK-ja, cakton kandidatin për kryeminist...
Helmohen 56 studentë të Policisë në Shqipëri, dy të arrestua...
Asnjë polic shqiptar mes 12 më të mirëve në Ditën e Policisë...
Policia e Kosovës: Zero tolerancë ndaj paligjshmërisë, askus...
Kurti: BE-ja duhet të punojë për të siguruar statusin e kand...