Artem Dovbyk pritet të largohet nga Girona për të bërë një hap para në karrierën e tij.
Sulmuesi ukrainas ka pasur një sezon shumë të mirë në La Liga me fanellën e Gironës dhe shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.
Arsenal, Borussia Dortmund, Juventus, Milan dhe Atletico Madrid prej kohësh kanë shfaqur interesim për Dovbyk.
Megjithatë së fundmi në garë është futur fuqishëm edhe Roma, pasi kërkon transferimin e sulmuesit ukrainas.
Giallorosët e duan ukrainasin si sulmuesin kryesor dhe tanimë kanë nisur bisedimet me Gironën për transferimin e tij.
Roma është e gatshme të ofrojë 35 milionë euro plus disa të tjera në formë bonusesh, derisa Girona vazhdon të ketë kërkesa prej 50 milionë eurove.
27-vjeçari në vitin e tij të parë me Gironën ka shënuar 25 gola dhe ka asistuar në 10 të tjerë në 41 ndeshje zyrtare. /Telegrafi/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...