Lionel Messi mund të jetë nën kontratë te Barcelona deri më 2021, por sulmuesi mund të largohet në fund të këtij sezoni.
Argjentinasi ka pushtuar kryetitujt në 24 orët e fundit pasi gazeta spanjolle El Pais zbuloi një klauzolë në kontratën e Messit, transmeton portali arbresh.info.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë vendosi lapsin në marrëveshjen aktuale në vitin 2017. Por, një klauzolë në kontratën e tij i lejon atij të zgjedh për të ardhmen e tij çdo herë në datën 30 gusht.
Messi dëshiron të luaj vitet e fundit të karrierës së tij pa presion dhe kjo kontratë i lejon ta bëjë këtë.
Bazuar në gazetën spanjolle Marca, Messi dëshironte të ketë këtë klauzolë të vendosur sepse dëshironte që të shikoj fillimisht se si ishte fizikisht para se të vendos për të vazhduar për më shumë vite.
Messi nuk ka shfaqur shenja se ka ndërmend të ndalet, por në vitin 2017 sulmuesi dëshironte të merrte një hap paraprak rreth gjendjes së tij./arbresh.info/
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...
Rritet interesimi i turistëve të huaj për Kosovën, ja sa e v...
Kurti organizoi pritje në Ditën Ndërkombëtare të Romëve: Dek...
Kapet i shumëkërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për trafi...
Vrasja e gruas nga kosovari në Austri, arrestohet edhe shitë...