Dinamo e Ferizajt ka emëruar trajner të ri Arsim Abazin.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi ferizajas nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Abazi më parë ka drejtuar klubin e Ferizajt, derisa ka qenë edhe trajner i kombëtares së Kosovës U17.
Gjatë karrierës së tij, Abazi ka drejtuar skuadra me emër si KF Trepça ’89, KF Arbëria, si dhe së fundmi FC Ferizaj.
Në krye me Abazin, Dinamo synon inkuadrimin në Superligën e Kosovës.
Pas 18 ndeshjeve, Dinamo është e treta në tabelë me 37 pikë, pesë më pak se lideri Vushtrria./Arbresh.info
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...
”Rezoluta për ish-krerët e UÇK-së s’u hartua nga PDK” – Hamz...
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
“Lem bre rahat”, Klodi nuk e lë rehat Elijonën ndërsa ajo pë...
Dhuna pas vdekjes së `El Mencho`-s, Meksika mobilizon 9.500 ...