Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur për beIN SPORTS pas ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve midis Real Madrid dhe Manchester City, duke e vlerësuar inteligjencën e lojës së Karim Benzema si dhe përmirësimet e tij në aspektin fizik.
Sulmuesi francez shënoi në kohën shtesë për fitoren e madrilenëve dhe për t’i dërguar në finale.
“Unë do të thoja se ai është një demonstrim i inteligjencës dhe efikasitetit. Çdo gjë që ai bën është inteligjente dhe duket e thjeshtë. Kur e shoh duke luajtur, mendoj se mund të bëj të njëjtën gjë. Ai e nuhat ritmin e lojës si askush tjetër ”, ka thënë Wenger.
Wenger vazhdoi të nxjerrë në pah tendencën e përmirësimit të sulmuesit ndërsa kalojnë në të tridhjetat.
“Është diçka interesante që po shohim tani në të gjithë Evropën: sulmuesit më të vjetër janë më efikas. Robert Lewandowski (33), Benzema, Zlatan Ibrahimović (40), ata po shënojnë gola në moshën 35 dhe 40. Sulmuesit më të mirë në Evropë janë të gjithë mbi 30 vjeç. Ata përdorin çdo gabim të kundërshtarit”.
“Benzema, do të thosha, deri në moshën 30-vjeçare kishte dy ose tre kilogramë më shumë. Tani ai është një atlet i vërtetë dhe kjo është arsyeja pse sot, sigurisht është një nga dy ose tre sulmuesit më të mirë në botë”, deklaroi trajneri francez.
Real Madridi do të përballet me Liverpoolin në finale në Parc des Princes më 28 maj.
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...