Arsene Wenger ishte shkarkuar nga Arsenali pasi nuk kishte më mbështetjen e pronarit Stan Kroenke.
‘SunSport’ zbulon se Wenger nuk dëshironte të largohet nga klubi që e donte, por ishte detyruar të njoftoj për largimin e tij pas presionit nga pronari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton portali arbresh.info.
Arsenali njoftoi për largimin e tij mëngjesin e sotëm (e premte) duke rënë dakord t’i paguaj 11 milionë funta, shuma që do të fitonte në vitin e fundit të kontratës, në mënyrë për të shkëputur bashkëpunimin e tij pasi të largohet gjatë verës.
“Topçinjtë” dëshirojnë të rikthehen në Ligë të Kampionëve dhe shpresojnë se njoftimi do t’i nxis tifozët e pakënaqur para gjysmëfinales në Evropa Ligë kundër Atletico Madridit.
Drejtori ekzekutiv Ivan Gazdis lavdëroi Wengerin në konferencën e sotme për 22 vitet e jashtëzakonshme brenda të cilëve ka fituar tre tituj dhe shtatë Kupa FA./arbresh.info/
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave