Trajneri i Arsenalit i ka quajtur të pavërteta lajmet për largimin e mbrojtësit spanjoll.
Është përfolur shumë për një largim të Hector Bellerin nga Arsenali në drejtim të Barcelonës në fund të stinorit, por sipas Arsene Wenger nuk ka asnjë të vërtetë këtu.
Mbrojtësi i krahut të djathtë sapo ka rinovuar me Arsenalin deri në vitin 2023 dhe sipas Wenger nuk ka asnjë mundësi që ai të largohet në verë.
“Raportimet se Barcelona është duke e kërkuar Bellerinin nuk duhet marrë seriozisht”, ka deklaruar Wenger.
“Ai sapo ka vazhduar kontratën e re me Arsenalin dhe ka shumë vite të tjera për të luajtur këtu”.
“Kjo është një shpikje e disa njerëzve që japin informata pa i konfirmuar më herët ato. Këto janë lajme të rrejshme”, ka përfunduar Wenger.
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës