Sipas raporteve të ndryshme, Arsenalit i është ofruar shansi për të nënshkruar në janar me sulmuesin Denis Suarez.
Mesfushori i Barcelonës ka qenë subjekt i spekulimeve të shumta këtë muaj, ndërkohë që Chelsea dhe Arsenali thuhet se janë gjithashtu në garën për nënshkrimin me të, transmeton portali arbresh.info.
Suarez besohet se favorizon qëndrimin në Barcelonë pavarësisht se nuk është pjesë e planeve për të qenë në skuadrën startuese nën udhëheqjen e trajnerit Ernesto Valverdes.
24-vjeçari ka luajtur vetëm tetë minuta në La Liga këtë sezon dhe Barcelona është e gatshme për të shitur atë.
Reprezentuesit e lojtarit i ka thënë skuadrës spanjolle se ai është i lirë për largim në janar ose verën e ardhshme.
Dhe, bazuar në një raport nga ‘Independent’, Arsenali është njëri nga klubet e shumta që i është ofruar lojtari./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë