Arsenali ka shënuar fitore me rezultat të pastër 0:2 ndaj Leicesterit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të në Premierligë.
Gabriel realizoi golin e parë në minutën e pestë të ndeshjes, pas harkimit nga Bukayo Saka.
Goli i dytë erdhi 13 minuta më vonë, teksa talenti Smith Rowe shënoi golin e fitores.
Vlen të përmenden pritjet e jashtëzakonshme të portierit të Arsenalit, Ramsdale, i cili nga tifozët po cilësohet si lojtari i ndeshjes.
Me këtë fitore, Arsenali ngjitet në vendin e pestë me 17 pikë, pesë më pak se lideri Chelsea, që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Leicesteri mbetet në kuotën e 14 pikëve në vendin e 10-të. /GE
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...